Bitcoin konsumon ‘më shumë energji elektrike sesa Argjentina’
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 11 February 2021
Një analizë e fundit e Universitetit britanik të Cambridge sugjeron se operimi i valutës dixhitale Bitcoin, konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Argjentinës.
Krijimi ose ajo që njihet si “gërrmimi” virtual për krijimin e kriptovalutave është një proces i etur për energji, prej llogaritjeve të shumëfishta për verifikimin e transaksioneve.
Studiuesit e Cambridge thanë se procesi konsumon 121.36 terawatt/ orë dhe kjo masë nuk zvogëlohet asnjëherë përveç raste kur bie vlera e kripto-valutës.
Kritikët thonë gjithashtu se vendimi i prodhuesve të makinave elektrike Tesla, për të investuar fuqishëm në Bitcoin, dëmton rende imazhin e saj miqësor ndaj mjedisit.
Kjo valutë ka arritur aktualisht vlerën rekord prej $48,000 për 1 bitcoin, pas njoftimit të grupit të Elon Musk, Tesla se ka blerë rreth $1.5 miliardë bitcoin dhe në të ardhmen do ta pranojë atë si pagesë për mallrat e saj.
Rritja e vlerës është një motivim që ‘gërrmuesit’ e Bitcoin të operojnë gjithnjë e më shumë makineri.
Rritja e vlerës shton konsumin e energjisë, thotë Michel Rauchs, studiues i ‘financës alternative’ në Cambridge, i cili ka krijuar mjetin online që gjeneron llogaritjet.
“Bitcoin është krijuar për të konsumuar kaq shumë energji,” thotë Rauchs për BBC. “Kjo nuk është dicka që do të ndryshojë në të ardhmen, përveç rastit nëse vlera e tij do të binte ndjeshëm”.
Mjeti i tij online llogarit se konsumi i energjisë elektrike nga Bitcoin e rendit atë mbi shtetin e Argjentina (121 TW/orë), Holandën (108.8 TW/orë) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (113.20 TW/orë) – dhe ngadalë po i afrohet masës së konsumit të shtetit të Norvegjisë (122.20 TW/orë).
Akumulimi i Bitcoin
Për të ‘gërrmuar’ Bitcoin, kompjuterat, shpeshherë të fuqishëm e të specializuar, lidhen me rrjetin e kriptovalutës. Kjo bëhet për të verifikuar transaksionet e bëra nga njerëzit që marrin ose japin Bitcoin.
Ky proces përfshin zgjidhjen e ekuacioneve, të cilat megjithse nuk janë integrale për verifikimin e lëvizjeve të valutës, krijojnë një pengesë që askush të mos ndryshojë pa të drejtë regjistrin global të transaksioneve.
Dhe si shpërblim “gërrmuesit” marrin sasi të vogla Bitcoin, në atë që shpesh krahasohet me stilin e një ‘lotarie’.
Për të rritur fitimet, njerëzit shpesh lidhin në rrjet numra të mëdhenj kompjuterësh “gërrmues”, shpeshherë magazina të tëra me to.
Kjo shpenzon shumë energji elektrike pasi kompjuterët punojnë pak e shumë vazhdimisht, për zgjidhjen e ekuacioneve.
Mjeti i Universitit të Cambridge krijon modelin e gërrmuesve të Bitcoin në Britani dhe përshtat shifrat me makineri të ngjashme në të gjithë botën.
“Bitcoin është në fakt anti-efikas,” thotë David Gerard, autor i një libri mbi teknologjinë e valutës alternative. “Kështu që mënyrat më efikase te gërrmimit nuk do të ndihmojnë por vetëm do të shtojnë konkurrencën. Kjo do të thotë se konsumi i energjisë së Bitcoin dhe rrjedhimisht CO2 në atmosferë vetëm do të shtohen”.
Ndërkohë çmimi i Bitcoin u rrit shpejt dje pas njoftimit nga Tesla.
Komentuesit thanë se kompania që më parë mbante flamurin e energjisë së pastër dhe mbrojtjes së ambjentit, tashmë po kalon në krahun tjetër.
“Elon Musk me këtë ka hedhur poshtë shumë nga puna e mirë me Tesla. Vitin që shkoi prej iniciativës së saj ambjentaliste Tesla përfitoi $1.5 miliardë nga taksapaguesit amerikanë. Tashmë mësohet se ajo po investon po aq në Bitcoin, shumica e të cilit gërrmohet me energji elektrike nga qymyri”, tha Gerard duke sugjeruar vendosjen e taksës së karbonit ndaj kriptovalultave, për të kompensuar impaktin negativ. (BBC)
Të tjera
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...