Bislimi tregon se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 23 March 2023
Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, e për këtë ka reaguar zv.kryeministri Besnik Bislimi me një status në rrjetin social Facebook, aty Bislimi tregoi se edhe pak javë pritet që të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore brenda Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për shtetin më të ri në Europë.
Bislimi tha se ky është hapi i parafundit drejt realizimit final të jetësimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Zv.kryeministri tha se me 18 prill, fati i heqjes së vizave për vendin tonë, do të vendoset në Parlamentin Europian.
Ai përmendi se me të përfunduar edhe procedura e fundit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetësohet përfundimisht liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.
Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.
Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.
Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë.
Të tjera
-
Vendoset kamerë te vạrri i Faton Hajrizit, vëllai i tij tregon arsyen
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka treguar se janë vendosur disa kamer...
-
Një punonjës i “Trepçës” kishte pranuar pagë mbi 7 mijë euro brenda muajit, rasti shkon në Krimet e Rënda Ekonomike
Një punonjës i ndërmarrjes publike “Trepça” në muajin shtator kishte pranuar ...
-
Dëshmitari i 91-të i ZPS-së përfundon dëshminë në rastin e ish krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dë...
-
Policia vendos pengesa në njërën nga urat në Bërnjak
Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut, Elshani jep detaje ...
-
Reagon Policia pas raportimeve se SHBA i “sanksionoi”: Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm
Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të djeshëm në media se Shtetet e ...
-
“The Telegraph”: Sali Berisha shpenzoi rreth 500 mijë euro për ta hequr “non gratan” në Britani
Gazeta e njohur britanike, “The Telegraph”, raportoi të mërkurën se ish-kryem...
-
Shala: Nuk ka favor më të madh për mafian energjetike, sesa kjo çasje politike e qeverisë
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka reaguar me një status në rrjetin social Face...
-
Haxhiu pret në takim homologun daneze, flasin për zbatimin e marrëveshjes për burgjet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim homologun e s...
-
Osmani e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Gambisë, Adama Ba...
-
Korenica i reagon Konjufcës: Pa u kthyer vajza me shami në shkollë nuk votojë në Kuvend, s’bëra fushatë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka njoftuar sot se nuk do të...
-
Militanti i VV-së i tallet keq me ambasadorin Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pọrdha jote”
Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar p...
-
Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...