Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 29 March 2024
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Bankën Botërore, për realizmin e projekteve ekzistuese, përfshirë Programin e Tregtisë dhe Transportit, i cili parashikon përmirësimin e infrastrukturës dhe procedurave në pikëkalimet kufitare.
Këto komente Bislimi i ka bërë në një takimin me drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azinë Qendrore, Xiaoqing Yu, e cila në takim shoqërohej nga drejtori i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.
Në takim, u fol mbi mbarëvajtjen e proceseve të ndryshme, ku u përmend ndër të tjera edhe avancimi drejt integrimit në SEPA, njofton Qeveria e Kosovës.
Duke vlerësuar bashkëpunimin me Bankën Botërore, Bislmi e theksoi rëndësinë e mbështetjes për projekte ekzistuese e potenciale e ku kontributi, siç tha ai, mund të jetë i qenësishëm dhe i rëndësishëm.
Ai veçoi Programin e Tregtisë dhe Transportit, i cili “parashihet të përmirësojë infrastrukturën dhe procedurat në pikëkalimet kufitare, si dhe të rrisë kapacitetet dhe konkurrueshmërinë e produkteve vendore, me investime në laboratore testuese e më gjerë”.
Sipas njoftimit të Qeverisë në takim u diskutua edhe ndërlidhja e Kosovës me rajonin e më gjerë dhe ngritja e përmirësimi i infrastrukturës, si katalizator për më shumë zhvillim e lehtësim të transportit.
Zëvendëskryeministri i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për bisedën, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm, njofton Qeveria
Të tjera
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...