Lajme

Bislimi në Francë rendit shkeljet e Serbisë në Marrëveshjen Bazike dhe agresionin e 24 shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 20 October 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Francë është takuar me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Në njoftimin rreth këtij takimi, bëhet e ditur se Bislimi  para Boone theksoi se Republika e Kosovës mirëpret planin e ri për zgjerim dhe se mbetet e përkushtuar maksimalisht për hapa të rëndësishme përpara në këtë proces. Procesi i integrimit evropian, shtoi a duhet të jetë i bazuar në meritokraci e shpërndarje të barabartë për të gjitha shtetet.

“Kosova është tashmë në vitin e 7-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe gjendet e përgatitur institucionalisht për marrjen e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Në zhvillim ekonomik, vendi ynë ka dëshmuar se përtej barrierave me të cilat është përballur, ka arritur rritje ekonomike e të performojë pozitivisht në rankime e matje ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sa i përket procesit të dialogut, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive. Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces, ka potencuar Bislimi.

Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike. Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit.

Në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ai theksoi se ishte një akt agresioni i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, kundër një kandidati ende potencial për anëtarësim.

Në përfundim, potencohet se u diskutua dhe mbi “marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me Francën dhe mundësitë për thellimin e tyre”.

Paraprakisht zëvendëskryeministri Bislimi pati një takim dhe me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ku vlerësoi lartësisht kontributin e angazhimin e Francës në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera