Lajme

Bislimi në Bruksel për aplikimin në BE, pritet nga Varhelyi

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 08 December 2022

Besnik Bislimi ka udhëtuar dje drejt Brukselit.

Sipas njoftimit nga Qeveria, zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, ka shkuar në Bruksel për informim e koordinim sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Takimet do t’i ketë në Këshill, Parlament e Komision Evropian.

-Advertisement-

Bislimi do të pritet në një takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, zëvendëskryeministrit do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera