Bislimi më 19 mars në Bruksel, thotë se do të flitet për Marrëveshjen Bazë, s’e përmend dinarin
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 15 March 2024
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka pranuar një ftesë nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për takim në nivel kryenegociatorësh për të martën e 19 marsit.
Kjo u konfirmua nga këshilltari për media i Bislimit, Klisman Kadiu, i cili tha se ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit.
“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, shkroi Kadiu.
Ndërsa, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se në takimin e 19 marsit do të flitet për vendimin e BQK-së për dinarin.
“Siç e kemi thënë nga takimi i parë, që ishte i dedikuar për vendimin e BQK-së, duhen më shumë bisedime”.
“Takimi ka zgjidhur disa çështje, ka prekur disa gjëra dhe disa gjëra kanë mbetur që të vazhdohen. Ky saktësisht është vazhdimi. Në këtë fazë janë kryenegociatorët”, ka thënë Stano.
Të tjera
-
Donald Trump ka një paralajmërim për Putinin për luftën në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se...
-
DW: Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?
Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndikimit të dyshuar rus...
-
Bedri Hamza sot në tubim me gratë e Ferizajt
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot në kuadër të fushatës zg...
-
Davil Phillips: Dialog me SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Serbia të shkëputet nga Rusia
Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë në fokus të partneritetit strateg...
-
Këto janë lagjet gjithandej Kosovës ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...
-
Prokuroria e Shtetit thirrje qytetarëve: Nese dikush ua cenon fshehtësinë e votës, lajmërojeni
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku m...
-
Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...