Lajme

Bislimi: Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 13 June 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi më raportimin e tij në Komisionin për Integrime Evropiane, duke treguar së pari katër llojet e këtyre masave.

Ai është shprehur se nuk është pezulluar asnjë projekt i Bashkimit Evropian, pra sipas tij, asnjë projekt që ka qenë duke u zbatuar, nuk është pezulluar.

“Komisioni Evropian kur ka vendosur masën ndaj Kosovës, ata kanë vendosur katër lloje të masave, për të cilat unë mund të them se baza ligjore e tyre është shumë diskutabile. Këto përbëjnë pezullimin e punës së trupave të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit apo grupeve punese”.

-Advertisement-

“Është suspenduar puna në miratimin apo aprovimin e fondeve për IPA 2024, janë pezulluar aprovimet e reja për projektet tona apo aplikimet tona në kornizën investive të Ballkanit Perëndimor dhe është thënë që Kosova nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe nuk do të ketë vizita bilaterale. Tash ju mund të analizoni se në ç’masë janë respektuar këto ndalesa të Bashkimit Evropian, ku dihet se ka pasur shumë takime të nivelit të lartë si bilateral ashtu edhe multilateral”.

“Nuk është pezulluar asnjë projekt i Bashkimit Evropian, do të thotë asnjë projekt që ka qenë duke u zbatuar, nuk është pezulluar, ajo që ka ndodhur është qe projektet e IPA 2022 që është dashur të kontraktohen nga fillimi, kontraktimi i tyre është shtyrë deri në heqjen e masave. Kjo nuk do të thotë se kontraktimi i tyre ka qenë i paraparë për këtë periudhë, për arsye se afatet kohore janë deri në fillim të vitit 2026-2027. Do të thotë IPA 2022 nuk është dëmtuar për arsye se ka shumë afat për kontraktimin e projekteve brenda saj”, tha ai.

Bislimi u shpreh se nuk janë aprovuar ende katër aplikime tona në kornizën investive të Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

“Nuk janë aprovuar ende katër aplikime tona në kornizën investive të Ballkanit Perëndimor, ku dy janë projekte nga programet investime, ndërkaq dy janë projekte të studimit të fizibilitetit, me një total prej 102 milionë euro. Mirëpo, projektet në fakt kanë kaluar të gjithë fazën e vlerësimit dhe vetëm nevojitet heqja e masave më mënyrë që pastaj të organizohet një sesion i jashtëzakonshëm ku aprovohen të gjitha sosh. Mirëpo, edhe sikur këto projekte tona të ishin aprovuar në vitin 2023, ato me gjasë nuk do të kishin filluar të zbatohen deri më tani, rrjedhimisht nuk ka pasur pengesa në zbatimin e tyre”, tha ai.

Bislimi u shpreh se vendosja e masave ka ndikuar indirekt në imazhin e Kosovës dhe në kredibilitetin e BE-së, sepse sipas tij, Bashkimi Evropian ka ekspozuar njëanshmërinë e vet.

“Ajo që unë mendoj është shumë me rëndësi të thuhet është ndikimi indirekt i masave, në imazhin e Kosovës, por edhe në kredibilitetin e Bashkimit Evropian, për arsye se Bashkimi Evropian fillimisht i ka vendosur Kosovës masa në mënyrë të njëanshme, për disa eskalime të cilat i ka shkaktuar Serbia në veri të Kosovës dhe pastaj kur është ekspozuar në tërësi se burim i eskalimit është Serbia, i njëjti Bashkim Evropian ka hezituar që Serbisë t’i vendosë masa, do të thotë ka ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces dhe poashtu ka dërguar sinjale të gabueshme të investitorët potencial”, u shpreh Bislimi.

Tutje, ai tha se sipas informacioneve që ka do të rekomandohet heqja e këtyre masave, njofton Klankosova.tv.

“Në bazë të informatave që neve ka kanë ardhur raporti i z.Borrell i cili është parakusht për trajtimin nga ana e KiE, është përpiluar që në muajin prill, mirëpo ka pasur hezitim që të dërgohet në komision, për shkak se duket se ka ende disa individ brenda komisionit të cilët kanë interes ta shtyjnë heqjen e masave ndaj Kosovës dhe si rezultat i kësaj ta dëmtojnë Kosovën”.

“Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e komisionit ka kërkuar edhe pak shtyrje dhe unë besoj që i njëjti do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme, përmbajtja e raportit me sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, tha tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera