Bislimi e Sveçla e reduktojnë Policinë te komunat në Veri, Kurti e shpall një konkurs për inspektorë
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 03 August 2023
Teksa të enjten zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftuan se të premten vazhdon reduktmi i numrit të policëve të Kosovës rreth komunave veriore edhe për 25 për qind, kryeministri Albin Kurti ka gjetur të merret me diçka krejt tjetër.
Duke e injoruar këtë zhvillim, kreu i ekzekutivit kosovar ka njoftuar rreth një konkursi për inspektorë të tregut.
Kurti pjesën më të madhe të mandatit praktikisht ia ka kushtuar gjendjes në Veri, teksa deeskalimi atje është duke shkuar drejt kulmit, Kurti ka vendosur të merret me konkurse të punës.
”15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook, të enjten.
Kujtojmë se zëvendësi i Kuritt, Besnik Bislimi e kishte përfaqësuar Kosovën në një marrëveshje me Bashkimin Evropian përfaqësuar nga Bashkimi Evropian.
Marrëveshja e Bratislavës parasheh edhe reduktimi e forcave policore të Kosovës siç i hap edhe rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri.
Për këtë po hartohet edhe një udhëzim administrativ në mënyrë që të ketë votime në komunat veriore.
Ndërkaq, zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare po takohen me përfaqësues të Listës Serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet potenciale të komunave veriore.
Këto zhvillime nuk po e gjejnë interesimin e kryeministrit për t’u komentuar, përkundër se muajve të fundit zhvillimet në Veri ishin tema kryesore që çuan edhe në ndëshkimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Kurti pasi i kishte fituar zgjedhjet më 14 shkurt 2021 kishte thënë se dialogu është prioriteti i 7 apo 8, poqë e ardhmja kishte servuar diç tjetër – dilaogu e veriu u shndërruan në temat kyqe.
Të tjera
-
Ish-ushtaraku: Ushqimi për ushtarët e FSK-së duhet të bëhet në kazerma, kurrsesi të bartet
Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi është shprehur se bartja e ushqimit nga instituci...
-
Kurti dënon sulmin e Iranit: Izraeli ka të drejt ta mbrojë vetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e Iranit mbi Izraelin. ...
-
Instituti Hidrometeorologjik: Nga fundjava parashihen reshje të shumta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas parashikimeve, nga fu...
-
Kërcënimi i Netanyahut: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani do të vuajë për...
-
Kurti në median ukrainase e quan Vuçiqin “Putin të Vogël”: Një fqinj i pakëndshëm duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve të U...
-
Këshilltari i Biden: Sulmi i Iranit kundër Izraelit duket se është mposhtur, po e monitorojmë situatën
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha...
-
Ferid Agani nga “Lista për familjen”: Shteti duhet të ofrojë dy vjet pushim lehonie
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte...
-
Ushqimi i ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes synon të rekrutojë kuzhinierë të vet
Përpos Qendrës Studentore edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se...
-
Lumir Abdixhiku u flet për ekonominë e investimet dy familjeve në Gjakovë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku,...
-
Kurti përmend Banjskën në Poloni: Tani më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen e NATO-s
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosov...
-
A do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë, flet Visar Korenica
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dh...
-
Pamje: Një aksident i vogël bllokon rrugën B dhe rrugën C
Një aksident i vogël mes dy veturave rrethrrotullimin që lidhë rrugën B dhe r...