Kuzhina

Bisht mështjerre-gjedhi në salcë! Drekë të cilën familja juaj gjatë do ta mbajë në mend

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 13 May 2018

Mësoni si ta përgatisni gatim ideal si pjatë kryesore hap pas hapi.

Përbërësit:

– 1,5 kg bisht mështjerre-gjedhi,
-½ kg karota,
– 5-6 fletë dafine,
– 3-4 thelpinj hudhre,
– 3 qepë,
– 5-6 kokrra piper,
– ½ l verë të zezë (nuk është e domosdoshme),
– 250 g supë gjedhi (bën edhe ujë),
– 3-4 lugë vaj,
– 1 lugë e plotë miell dhe spec i kuq i bluar,
– kripë,
– piper i bluar.

-Advertisement-

Përgatitja:

Bishtin lajeni dhe priteni në copa, mirëpo më mirë është që këtë punë t’ia lini ta bëjë mishshitësi juaj.

Futeni në një enë të madhe apo në tenxhere ekspres, shtoni karotën e prerë në rrathë të hollë, fletët e dafinës, thelpinjtë e plotë të hudhrës, qepën e grirë dhe kokrrat e piperit.

Qitni ujë mishi nga supa apo ujë të zakonshëm, por atëherë i shtoni erëza.

Zieni në zjarr mesatar rreth 3 orë, në tenxhere ekspres vetëm një orë.

Në fund qitni kripë sipas shijes, pastaj përzieni dhe shtoni miellin e skuqur. Bëni miellin e skuqur sikur e bëni për fasule dhe qitjani sipër.

Qiteni në enë dheu apo në tepsi për pjekje dhe piqeni rreth 40 minuta, mirëpo që safti (lëngu) të mos avullojë.D

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera