Bisedimet Rusi – SHBA për sigurinë pas festave
Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 27 December 2021
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se bisedimet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, lidhur me çështjet e sigurisë do të mbahen pasi të përfundojnë festat në Rusi. Duke folur në një program televiziv, Lavrov tha se “Moska do të zhvillojë një raund të gjerë bisedimesh për sigurinë me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri”.
Rusia feston Krishtlindjen Ortodokse më 7 Janar, që nënkupton se festa do të jetë deri më 10 janar.
Komentet e Lavrovit erdhën pas rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për shkak të dislokimit masiv të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe kërkesave të Kremlinit që NATO’ja të mos zgjerohet më në lindje.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës vjetore me gazetarë, i bëri thirrje Perëndimit që të pranojë “menjëherë” kërkesat ruse dhe përmendi një sërë ankesash karshi Ukrainës dhe NATO’s.
Ndërkaq, më 26 Dhjetor, në një intervistë të publikuar nga transmetuesi shtetëror rus, Putin tha se Rusia po shqyrton disa opsione nëse Perëndimi nuk plotëson kërkesat. Ai nuk dha detaje se cilat janë këto opsione, por shtoi se “do të varet nga propozimet që do të japin ekspertët ushtarakë”.
Ministri i Jashtëm Lavrov tha po ashtu se Rusia dëshiron që në bisedimet eventuale me NATO-n të përfshihen zyrtarët ushtarakë dhe kritikoi Aleancën, duke përsëritur qëndrimin se Moska nuk mund të qëndrojë indiference ndaj, siç tha ai, agresionit të NATO-s në afërsi të Rusisë.
“NATO tani është projekt i pastër gjeopolitik për të zhvilluar një territor që ka mbetur pa pronar që prej zhdukjes së (Organizatës) Paktit të Varshavës dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo është ajo që ata po bëjnë”, tha Lavrov.
Komentet e Lavrovit erdhën një ditë pasi Ministria e Jashtme ruse pranoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, JensStoltenberg ka propozuar që të mbahet një takim më 12 janar i Këshillit NATO-Rusi. Kremlini ende nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në këtë takim.
Të tjera
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...