“Binjakët” e yjeve të futbollit, kur ngjashmëria të bën të famshëm dhe të suksesshëm (PAMJE)
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 08 December 2022
Shumë njerëz të thjeshtë kanë ngjashmëri të jashtëzakonshëm me persona të famshëm, ku çuditërisht kjo gjë është kthyer edhe në biznes për këta persona.
Një nga këta persona është Bewar Abdullah, i cili i ngjanë shumë yllit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Kjo ngjashmëri me Ronaldo, ka bërë që Abdullah të ketë mbi 1,3 milionë ndjekës në Instagram dhe sigurisht të thirret për festat e fëmijëve kundrejt pagesës që t’i argëtojë ata me pamjen e tij të idhullit të tyre.Alejandro Pereira Negreiros është një tjetër person i cili ngjason me yllin argjentinas, Leo Messi. Ai ka thënë se kur punonte në një dyqan ëmbëlsirash në Brazil, ngatërrohej me Messin dhe u bë viral në vitin 2017. Pasi një koleg shpërndau foton e tij në rrjetet sociale duke treguar se sa ngjashmëri ka me Messin, Alejandro filloi të fitonte shumë ndjekës në rrjetet sociale duke e kthyer kështu profilin e tij në një biznes ku përfitonte të ardhura.
Danny McLaughlin nga Eppin në Essex është sozia e sulmuesit të kombëtares së Anglisë dhe Tottenham, Harry Kane. Ai ka treguar se është spikatur nga personat e tjerë për ngjashëmrinë e tij me yllin anglez në një festë në Angli ku ai ndodhej me miqtë e tij. Që nga ai moment, Danny ka thënë se mesazhet që i vinin ishin të shumta dhe të gjitha prej femrave ku të cilit i kërkonin takime.
Një burrë të cilit nuk i dihet ende emri, u bë i famshëm gjatë finales së Euro 2020, ku ngjashëmëria e tij me trajnerin e “Tre Luanëve”, Gareth Southgate ishte e jashtëzakonshme. Shumë persona kur e panë në rrugë vrapuan për të bërë foto me të.
Liam Wilson është “binjaku” i Jack Grealish, ylli të Manchester City. Ai ka treguar se fama kapi kulmin shumë shpejt, ku kudo që shkonte e ngatërronin me Grealish dhe i kërkonin foto. Por, e fejuara e tij ankohet shpesh sepse në mesazhet e tij ka vetëm vajza që i kërkojnë takime.
Eigon Oliveira është personazhi i kohëve të fundit, më saktë të Kupës së Botës Katar 2022. Braziliani ka shkuar në Doha të Katarit për të parë kombëtaren e tij të Brazilit, por ai ka një ngjashëmëri të jashtëzakonshme me yllin e Brazilit, Neymar. Madje, në stadium ai është shfaqur i veshur si Neymar, ku dhe tatuazhet i ka pothuajse identike si ylli i PSG-së. Në një ndeshje të Brazilit, ku Neymar nuk luante pasi ishte i dëmtuar, Liam u shfaq në shkallët e stadiumit dhe të gjithë tifozët e pranishëm menduan se kishin Neymar pranë dhe u vërsulën për të bërë foto me të.
Reece Ford është sozia e Kylian Mbappe. Ai është një djalosh që në fakt njihet për pjesëmarrjen e tij në botën e shoëbiz-it, por britaniku është i njohur gjithashtu edhe për faktin se ka ngjashmëri të dukshme me yllin francez.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...