Bima magjike e shëndetit tonë
Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 19 January 2018
Selinoja ose ndryshe bima magjike e shëndetit tonë përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.
Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.
Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve. Selinoja është e pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për eshtrat,duke përimisuar shëndetin e tyre dhe duke parandaluar thyerjet.
Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore. Përfitimet më të mëdha udhqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e sapo shtrydhur.
Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos
Rregullon peshën
Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori. Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa.
Ndihmon në rastet e inflamacionit
Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.
Selinoja qetëson sistemin nervor
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.
Rregullon vlerën e acideve në organizëm
Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth.
Përmban kripëra të mira
Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.
E mirë për sytë
Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.
Selino kontrollon kolesterolin në gjak
Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq. Ndërkohë kolesterolin e keq mund ta ulni duke përdorur yndyrna të shëndetshme si avokadot
Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq” LDL dhe të rrisë nivelin e HDLsë (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.
Ul shtypjen e gjakut
Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, se ul shtypjen e gjakut.
Pengon zhvillimin e qelizave kanceroze
Shumë studime kanë zbuluar që selinoja ndalon rritjen e qelizave malinje, veçanërisht të qelizave të kancerit të pankreasit. Studime të tjera pohojnë se parandalon dhe formimin e qelizave të kancerit të gjirit.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...




































