Bilsimi: Në Marrëveshjen Bazë nuk është njohja formale nga Serbia – lëshim nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 09 September 2023
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit në Bruksel, nuk figuron njohja formale nga Serbia.
Kjo, sipas tij, është lëshim nga Kosova.
“Serbia është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa kemi tani. Me Marrëveshjen Bazë (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Bislimi në një intervistë për gazetën serbe “Danas”.
Ai tha se “vendime të tilla madhore duhet të merren nga liderë të guximshëm dhe shpresoj se lidershipi i Serbisë do të gjejë forcë për ta zbatuar Marrëveshjen Bazike në plotni”.
“Kosova ka qenë e gatshme që në fillim dhe është ende, për të bërë pjesën e saj. Ne jemi të gatshëm të rishikojmë dhe përmirësojmë më tej strukturën institucionale për serbët e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, por duhet të jetë e qartë se kjo është pjesë e juridiksionit të Kosovës, të cilën Serbia e njeh, e respekton dhe nuk kërkon ta minojë”, potencoi zëvendëskryeministri Bislimi.
Të tjera
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...
-
Gjendet një person i vdẹkuṛ në hyrjen e Termocentralit Kosova A, policia nis hetimet
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrjen e Term...
-
Dervishaj: Edhe Klina mundet 77 herë më mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Aksion i Policisë në Prishtinë, zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve, sekuestrohen 20 mijë mikroçipa e dokumente nga 51 shtete
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë zbuluar një shtëpi në Prishtin...
-
KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgje...
-
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuar...
-
Xhafer Gashi: Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Haradinaj: Istogu me rrethinë, bukur shpesh e ka dridh Serbinë
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka m...
-
Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...