Lajme

BIK publikon fotografi të punimeve që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 22 July 2022

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar disa fotografi nga punimet që po bëhen në vendin ku do të ndërtohet Xhamia Qendrore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“#XhamiaQendrorePrishtinë Foto të realizuar sot nga fotografi ynë Metush Mziu në vendpunishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, ka qenë përshkrimi që BIK u ka vënë këtyre fotografive.

Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës është pajisur me leje ndërtimore për këtë xhami tek sivjet, ndonëse gurthemeli i saj ishte vënë pothuajse para dhjetë vjetësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera