Rozë

Big Mama tregon këmbët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 10 July 2017

Këngëtarja e njohur Big Mama ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.

Vetëm disa muaj më parë këngëtarja simpatike e estradës kishte bërë një hap shumë të rëndësishëm në jetën e saj, transmeton Gazeta Express.

Bigu kishte realizuar një operacion për të zvogëluar lukthin dhe tani ajo dalëngadalë po arrin peshën që gjithmonë e kishte dëshiruar duke larguar 30 kilogramët e tepërt.

-Advertisement-

Tani Bigu ka bërë linjat tejet seksi dhe ajo kishte deklaruar se është pishman pse nuk e kishte kryer këtë operacion më herët.

Bigu ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Mirëpo atë e shohin fansat e saj tejet aktive në emisionin e saj.

Këto ditë të nxehta Bigu ka gjetur mënyrën se si të freskohet.

Në një fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory shihet në një festë të cilat njihen si “Shkuma party”,

Në këtë rast Bigu kishte zbuluar vetëm këmbët plot shkumë./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera