Lajme

Big Mama ia siguron udhëtimin për në Turqi vogëlushes nga Skënderaj

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 18 April 2019

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre ndërsa Big Mama ia ka siguruar udhëtimin për në Turqi.

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre.

Këtë e ka konfirmuar babai i vajzës, Sami Lahi, i cili në një video live me përfaqësuesen e shoqatës “Globus”, Luljeta Shosholli-Habibi, ka treguar se gjatë gjithë ditës së sotme ka mbledhur paratë e dërguara.

-Advertisement-

Lahi ka thënë se vazhdimisht janë duke i dërguar para dhe ende nuk ka arritur t’i mbledh të gjitha dhe ta tregoj shumën e saktë.

Po ashtu këngëtarja Besiana Kasami (Big Mama) ka financuar një udhëtim dhe kontroll në një klinikë në Turqi.

Kjo është konfirmuar nga vet prindi Samiu, i cili ka bërë të ditur se nesër do t’i tërheq pasaportat dhe pritet të udhëtojnë në Turqi. Lahi ka deklaruar se edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë premtuar përkrahje për financim për shërimin e vajzës.

Pas udhëtimit në Turqi ku pritet të bëhet diagnostikimi i patologjisë së vajzës, pritet të bëhet e ditur edhe shuma e saktë e kostos për trajtimin e saj.

Derisa të dihet kjo Shosholli-Habibi dhe Lahi kanë bërë thirrje që qytetarët të ndalojnë së dërguari para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera