Sport

Bien poshtë lajmet e spanjollëve për marrëveshjen e Barcelonës me Coutinhon

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 09 August 2017

Liverpool nuk ka pranuar ofertë prej 120 milionë euro nga Barcelona për Philippe Coutinhon, siç u flit ditë më parë.

Ditë më parë mediat spanjolle dhe braziliane shkruan se Barcelona e ka kryer marrëveshjen me lojtarin dhe klubin, por këto lajme sot janë hedhur poshtë.

Barca ishte refuzuar një herë për shifrën e 72 milionë eurove , disa javë më parë, duke e konsideruar si të pashitshëm Coutinhon.

-Advertisement-

Drejtues të Blaugranave si Raul Sanllehi, Oscar Grau dhe Javier Bordas, u flit se kanë udhëtuar për në Liverpool të martën, por ky lajm nuk është konfirmuar nga askush, ndërsa nuk pasur ofertë të re.

Shitja e Neymar te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro ka bërë që shumë skuadra t’i rrisin çmimet në raport me Barcelonën.

Tashmë gjiganti i La Ligas është futur në bisedime për Ousmane Dembelen e Borussia Dortmundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera