Lajme

Bie numri i pacientëve në ortopedi, Doktor Plus sjell reportazhin nga kjo klinikë

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 22 November 2021

Muajt e fundit numri i pacientëve në Klinikën e Ortopedisë është reduktuar, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Gani Jashanica, i cili njoftoi se këtë vit janë trajtuar 1 mijë raste operative më pak se zakonisht.

“Në rastet operative janë trajtuar 1500 raste, mirëpo në kushte normale janë trajtuar deri në 2500 raste në mënyrë operative”, ka thënë Jashanica për emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Kurse, tani kjo klinikë është dukë trajtuar 50 pacientë.

Po ashtu, Jashanica deklaroi se gjendja e kësaj klinike është e kënaqshme dhe pret që kjo gjendje të përmirësohet me uljen e numrit të rasteve me COVID-19. Kjo pasi ai konsideron se pandemia ka ndikuar në shtimin e pacientëve në listën e pritjes në këtë klinikë.

“Gjendja në Klinikën e Ortopedisë mund të themi se është e kënaqshme, mirëpo kënaqshmëria pritet të rritet ende për shkak se kemi pasur probleme me pandeminë COVID, e cila na i ka reduktuar kapacitetet e punës, sidomos të rasteve elektive dhe është shtuar lista e pritjes ku kemi pakënaqësi të madhe nga qytetarët”, deklaroi ai për emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.

Jashanica njoftoi se kjo klinikë ka mungesë të stafit, por edhe pse në mungesë të tyre ata kanë arritur t’i përmbushin qëllimet e tyre.

“Kapacitete të plota të resurseve humane nuk kemi. Mjek i kemi 35, motra i kemi 76 dhe duke e ditur që disa kanë probleme shëndetësore, disa janë në pushime të lehonisë dhe të shtatzënisë, atëherë kemi mungesë të stafit”, shtoi drejtori Klinikës së Ortopedisë në QKUK.

Ai në Doktor Plus ka folur edhe për vështirësitë e tjera që kjo klinikë i ka në trajtimin e disa rasteve, ku për shkak të kësaj detyrohen që disa raste t’i drejtojnë për trajtim jashtë klinikës.

“Kemi raste të shumta, zakonisht traumën e pervikut e trajtojmë në mënyrë jo të kënaqshme. Disa lloje të frakturave të pervikut i trajtojmë, kurse shumicën jemi detyruar me i trajtu jashtë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës”, tha Jashanica në emisionin Doktor Plus i cili prodhohet nga Gazeta Infokus. /Gazeta Infokus/

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera