Lajme

Bie morali/ Si ushtarët rusë po vetëplagosen me plumba ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 18 March 2022

Morali i ushtarëve rusë ka rënë për shkak të avancimit të ngadaltë dhe motiveve të vërteta të këtij sulmi.

Këtë gjë e tregon dhe telefonata e fundit që një ushtar rus zhvilloi me nënën e tij dhe që është zbardhur nga shërbimet inteligjente.

Në audio dëgjohet ushtari tek tregon se forcat e Putin po kërkojnë për municione të ushtrisë ukrainase që të qëllojnë veten në këmbë që më pas të shkojnë në shtëpi.

-Advertisement-

Ushtari tregon se njësia e tij po kërkon plumba të kalibrit 7.62 që përdorin ushtarët ukrainas dhe shton se shokë të tij tashmë e kanë bërë këtë gjë duke qëlluar veten.

Telefonata, e cila u publikua nga Shërbimi i Sigurisë ukrainase, pretendon gjithashtu se 120 persona janë dërguar në spital me plagë dhe 350 të tjerë janë kthyer në Rusi në arkivole.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera