Auto&Tech

Bie kërkesa për Land Rover, punëtorët shkojnë në pushim të dhunshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 23 October 2018

Jaguar Land Rover ka pezulluar përkohësisht prodhimin e automjeteve në objektin e saj në Solihull të Britanisë së Madhe.

Kompania njoftoi se ka dërguar në pushim të dhunshëm të punësuarve në këtë objekt për dy javë, transmeton KosovaPress.

Arsyet për ndërprerjen e prodhimit duhet të kërkohen në zvogëlimin e ofrimit të Land Rover në Kinë. Për shkak të rritjes së detyrimeve të importit, Jaguar Land Rover ka shënuar një rënie shitjesh prej gati 50% në tregun më të madh të makinave në botë.

-Advertisement-

Jaguar F-Pace, Land Rover Discovery, Range Rover, Range Rover Sport dhe Range Rover Velar janë gjithashtu duke u prodhuar në këtë objekt, me 9,000 punonjës.

Kompania pretendon se punët nuk janë të komprometuara dhe se punonjësit do të jenë në pushim me pagesë.

Jaguar Land Rover ka bërë të ditur se në shtator shitjet e automjeteve të tyre në Kinë ka rënë me 46%, ndërsa në të gjithë botën në të njëjtin muaj janë shitur 12.3 për qind makina JLR më pak se një vit më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera