Biden kishte kërkuar që Kosova ta nënshkruajë demarkacionin dhe ta formojë Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 18 October 2020
Joe Biden kishte kërkuar që Kosova ta nënshkruajë demarkacionin dhe ta formojë Asociacionin.
Kandidati për president i SHBA’së, Joe Biden, kishte thënë gjatë një vizite në Kosovë në gusht të vitit 2016 se Asocacioni i Komunave serbe duhet të themelohet, si dhe kishte bërë thirrje atë kohë që të votohej edhe demarkacioni me Malin e Zi.
Biden, në kohën kur e kishte bërë vizitën ishte nënpresident i Barack Obamës ndërsa të dyja kërkesat ishin kundër qëndrimeve të subjektit të VV’së, lideri i së cilës, Albin Kurti, bëri thirrje tek shqiptaro-amerikanët që të votojnë Bidenin në zgjedhjet presidenciale.
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, kishte porositur udhëheqësit politikë që ta vazhdojnë dialogun me Serbinë dhe ta përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu të përmbyllet edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe institucionet e Kosovës të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto komente ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden, i bëri gjatë vizitës së tij në Kosovë, në kuadër të një turneu ballkanik ku vizitoi edhe Serbinë. Në Prishtinë, Biden takoi, Presidentin e Kosovës Hashim Thaci, ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe ish-kryetarin e parlamentit Kadri Veseli. Me Presidentin e Kosovës, Biden mbajti një konferencë për media.
“SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës, në mënyrë që vendi juaj të bëhet një demokraci me prosperitet. Dhe këtë nuk po e them vetëm sa për ta thënë. Nëse ju arrini sukses edhe rajoni do të ketë sukses. Vizioni ynë i botës është që të ketë një Evropë të plotë të lirë dhe të bashkuar. Kjo ka rëndësi për SHBA-në”, tha Joe Biden.
Biden, duke iu drejtuar udhëheqësve politikë tha se “në politikë ka vendime të vështira, por zakonisht ato janë më të suksesshmet.
Ai tha se Kosova duhet t’u përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë.
“Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me vendet fqinje e madje edhe me ish-armiqtë tuaj. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë shprehur përkushtim për vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë i domosdoshëm por i zorshëm. Për këtë çështje unë fola edhe me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe e di që të dyja palët përballen me zëra të ndryshëm, por ju e keni përgjegjësinë t’u përmbaheni zotimeve që i keni dhënë”, tha Biden.
“Dëshiroj të nënshkruani një marrëveshje me Malin e Zi. Është një marrëveshje e drejtë dhe kjo do të ketë ndikim pozitiv në rajon. Gjithashtu edhe Asociacionin e komunave serbe. Është dashur t’i shtyni përpara disa reforma, por vendimet e vështira sjellin fryte. Dhimbjet e luftës janë ende të freskëta. Të gjitha këto vragë janë të freskëta, por Kosova duhet të ecë përpara me një të ardhme të përbashkët, ku të drejtat e qytetarëve janë të barabarta”, shtoi Biden.
Sipas Joe Biden, klasa politike dhe shoqëria kosovare duhet ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilin ai e cilësoi si kancerin e shoqërisë.
“Korrupsioni është kancer, kjo nuk është hiperbolë. Çdo vend i cili përballet me korrupsion është pasojë e qeverisjes jo të mirë sepse nuk kanë mundur të ecin përpara. Nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia që të ecni përpara, do të jetë e pamundshme. Shpresoj që do ta keni një Kosovë të fortë, demokratike pa korrupsion”, tha Biden.
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...