Lajme

Biden frymëzohet nga Macron, do kandidojë sërish: Mund të fitojë në 2024!

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 25 April 2022

Fitorja e Emmanuel Macron është kthyer në frymëzim për Joe Biden: shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Ron Klain, vuri në dukje sesi shifrat e ulëta të popullaritetit të presidentit francez nuk ndikuan në rizgjedhjen e tij të dielën.

Sondazhe të shumta dëshmonin një mungesë mbështetjeje për 44 vjeçarin. Por ajo që ndodhi të dielën në Francë tani po shihet si përgjigje indirekte edhe ndaj kritikave që pasuan vlerësimin e ulët të aprovimit të të Biden në mesin e amerikanëve, të cilat mund ta frenonin atë nga të qenit një kandidat bindës në në 2024.

Shembulli i Macron i përmbys sipas Klain bindje të tilla. “ Presidenti Macron siguron një fitore dyshifrore ndaj LePen, në një kohë kur vlerësimi i tij i pëlqimit është vetëm 36%. Hmmm….’, ka shkruar ai në Twitter. Mesazhin, Klain e shoqëroi me një sondazh javor të Morning Consult mbi favorizimin e disa liderëve kryesorë botërorë brenda vendeve të tyre.

-Advertisement-

Në këtë anketim, Biden rezulton me një vlerësim prej 40 për qind mes zgjedhësve amerikanë, katër pikë më shumë se Macron dhe tetë mbi kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili renditet në fund të listës me 32 për qind mbështetje. Shifrat e ulëta për Biden në sondazhe kishin shqetësuar disa demokratë, që druheshin se kjo mund të reflektohet dhe në zgjedhjet e mes-mandatit në muajin nëntor.

Javën e kaluar një sondazh i Gallup e vendosi vlerësimin e miratimit të presidentit në 41 për qind, më i ulët se të gjithë paraardhësit e tij të Shtëpisë së Bardhë pas Luftës së Dytë Botërore, përveç Donald Trump.

Megjithatë, mediat e huaja thonë se pavarësisht kësaj, ai duket se i ka pohuar ish-presidentit Barack Obama se do të kërkonte rizgjedhjen, tashmë më shpresa të shtuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera