Biden firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë
Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 17 June 2021
Presidenti i SHBA, Joe Biden, nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.
Kjo ditë do të përkujtohet çdo vit më 19 qershor.
Në vitin 1865 ushtarët e Unionit informuan një grup skllevërish afrikano-amerikanë në Galveston të Teksasit, se ishin tashmë të lirë, afro 2 vjet e gjysmë pas nënshkrimit nga Presidenti Abraham Lincoln të Deklaratës për Lirimin e skllevërve.
Aktualisht shumë shtete amerikane e kanë shpallur festë ditën që njihet si Juneteenth-in.
Kjo ditë u bashkohet 10 festave të tjera federale dhe është e para që shtohet që kur dita që përkujton lindjen e udhëheqësit për të drejtat civile në ShBA, Martin Luther King Jr., u bë festë federale në vitin 1983.
Ligji për shpalljen e kësaj date si festë arrin në tavolinën e Presidentit Biden pas miratimit në bllok të tij në Senat të martën dhe një vote në shumicë dërrmuese pro tij të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve, që rezultoi me 415 vota pro dhe 14 kundër./voa/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...