Rozë

Beyoncé dhuratë Lady Gaga-s pas lajmit për sëmundjen e saj (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 27 September 2017

Mbretëresha e popit, Lady Gaga ka anuluar disa koncerte kohët e fundit për shkak se nuk është ndjerë aspak mirë.

Pak ditë më parë ajo bëri një postim në profilin e saj në Instagram ku shkruante se kishte dhimbje të ‘tmershme’ dhe i kërkonte ndjesë fansave të saj që ishin mbledhur për koncertin e saj. Në këto ditë të vështirë për të, Lady Gaga ka pasur mbështetjen më të madhe si nga fansat ashtu edhe nga miqtë. Një prej tyre është edhe diva Beyonce. Pas lajmit se Gaga është shtruar në spital, ajo i ka bërë një dhuratë, e cila mesa duket i ka pëlqyer shumë.

“Faleminderit Beyonce që më dërgove këtë bluze kaq të rehatshme. Me mban ngrohtë teksa qëndroj shtrirë jashtë duke shijuar pemët, qiellin, diellin dhe të marrë frymë thellë. Ndihem me fat që jam rrethuar nga kaq shumë dashuri”, shkruan Gaga.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera