Betohen asamblistët e rinj të Mitrovicës së Veriut
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 December 2022
Në Mitrovicë të Veriut më 14 dhjetor u betuan asamblistët e rinj. Më pas, Kuvendi Komunal, në seancë të mbyllur, nisi procedurat për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni.
Nga 15 asamblistët e rinj, që dhanë betimin, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Ai është Dushan Millunoviq nga iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe”.
Në fillim të muajit nëntor, kryetarët e katër komunave në veri, që vinin nga radhët e Listës Serbe, por edhe kryetarët e Kuvendeve Komunale dhe asamblistët, dhanë dorëheqje.
Asamblistët e rinj, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të zëvendësojnë asamblistët e Listës Serbe, që u dorëhoqën.
Zyrtarët serbë dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Por, në ndërkohë Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, arritën një marrëveshje për targat.
Për shkak të rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, zgjedhjet për kryetarë komune dhe ato për kuvende komunale në katër komunat në veri të Kosovës – të parapara të mbaheshin më 18 dhe 25 dhjetor – janë shtyrë për në prill të vitit të ardhshëm.
Që nga 6 dhjetori, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur tensionet. Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada, pas arrestimit të një ish-polici serb.
Për shkak të tensioneve, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në veri dhe autoritetet kanë mbyllur përkohësisht dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak./rel
Të tjera
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Vdes një person pas një vetëaksidenti në Qungur të Pejës
Një person ka vdekur si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Qungur të Pejës...