Lajme

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 31 August 2026

Këtë të hënë, janë betuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ceremonia u mbajt me fillim nga ora 11:00, në Zyrën e Presidentes së Kosovës.

Betimi u bë para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

-Advertisement-

Anëtarët e rinj që u betuan janë Rashit Qalaj nga PDK, Hysen Durmishi e Violeta Emini-Salihu nga VV, Ilira Fetahu i LDK-së, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Delvir Tairi nga komuniteti boshnjak, si dhe Stefan Filipoviq.

Pas kësaj ceremonie, anëtarët e rinj nisin zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre në KQZ.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy