Sport

Beto: ”Nuk mund të them pse Cristiano u largua nga Madridi drejt Juventusit”

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 11 September 2018

Ish portjeri i Sevillas dhe aktualisht portjeri i Goztepe në Turqi, portugezi Beto ka dhënë një intervistë për radion turke Radyospor në të cilën ka folur edhe për largimin e Cristianos nga Madridi drejt Juventusit.

”Nuk mund të them pse Cristiano ka ndryshuar ekipin e tij dhe ka vendosur të largohet nga Madridi për në Juve. Vetëm Cristiano e di se cilat janë arsyet e tij. Unë e di që Cristiano i pëlqen sfidat e reja. Ai dëshiron që të jetë më i mirë kudo që është, në mënyrë që të gjithë t’a respektojnë atë. Këtë e ka dëshmuar edhe në Spanjë tek Real Madridi.”, tha portjeri Portugez.

Rikujtojmë që Beto e ka pasur kundërshtar Cristianon sa ishte pjesë e Sevillas dhe sa ishte Cristiano në Madrid.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera