Lajme

Betim Gjoshi për kryeministrin Kurti: I ka mashtru tu i kqyrë në sy

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 13 March 2022

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka publikuar një video duke shkruar se e tregon fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kryeministri Kurti i ka mashtruar të gjithë duke i shikuar në sy.

Në këtë video shfaqen momente të intervistave të ndryshme të kryeministrit Kurti, ku është përgjigjur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Në këto intervista të cilët janë të përmbledhura në këtë video shihet se kryeministri Albin Kurti, është përgjigjur ndryshe para se të ishte kryeministër si dhe ndryshe pas marrjes së postit.

“Paramendone, ka shku edhe te Nanat Gjakovare dhe iu ka premtu se Dialogun me Serbinë do ta kushtëzojë me zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre. I ka mashtru tu i kqyrë në sy”, ka shkruar Gjoshi.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera