Lajme

Besnik Tahiri ‘i ashpër’ me Kurtin e quan kontrabandues të ligjeve

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 02 April 2021

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së ka komentuar vendimin e qeverisë Kurti për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet.

Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton të kontrabandojë këtë ligj pa u konsultuar me asnjë nga partitë politike një gjë që sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Nuk ju nënshtrohemi në asnjë rrethanë dhe asnjë shantazhi  të VV-së.

-Advertisement-

Ajo që dua të them është që nuk asnjë logjikë që të sillet një ligj për ndryshimin e një ligji pa u konsultuar me asnjë parti  politike e që ndikon direkt në secilën parti.

Kurti po dëshiron të kontrabandojë këtë ligj, dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë politikë të këtij vendi”, ka thënë Tahiri./Gazeta inFokus/

Para votimit për Presidentin, Kurti e nxjerr për votim ligjin e ri për zgjedhje?

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera