Lajme

Besnik Tahiri: A e di kryeministri që reduktimet janë deri në 8 orë e jo 2?

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 28 December 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për problemet me energjinë ka thënë se qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari.

Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti që nuk është as në dijeni se reduktimet te qytetarët nuk janë vetëm 2 orë por deri në 8 orë në ditë.

“6, 7 e deri në 8 orë në ditë janë reduktimet, kryeministri as nuk e din këtë.

-Advertisement-

Kryeministri duhet të kthejë kokën me pas e të shohë në çfarë po ndodhë me qytetarin por si duket kjo është bërë normale për këtë qeveri që se ka qytetarin prioritet.

Duhet strategji konkrete por nuk ka. Kryeministri po lyp fajtor e s’po bën zgjidhje”, ka thënë Tahiri.

Derisa për të njëjtat çështje qeveria mori kritika dhe nga deputeti i PDK-së Ferat Shala./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera