Sport

Besnik Kollari flet për sfidat e Kombëtares U-17

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 03 April 2018

Kombëtarja U-17, sot ka udhëtuar në Irlandën Veriore, ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor që mbahet nën përkujdesjen e UEFA-s për grupmoshat U-16 (U-16 Develompent Tournament”), shkruan infokusi.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse e këtij turneu dhe ky është i dyti i një formati të tillë, që ka për qëllim zhvillimin e futbollit te grupmosha U-16 dhe zhvillimin e tyre të gjithëmbarshëm.

Lexo edhe Kombëtarja U-17 udhëtoi në Irlandën Veriore

-Advertisement-

Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësi i Kombëtares U-17, z. Besnik Kollari, u shpreh: “Ky është një turne jashtëzakonisht i mirëseardhur e në veçanti për neve si Kosovë, që ka për qëllim zhvillimin e grupmoshave U-16. Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë Kombëtareve me përvojë siç është Irlanda Veriore, Ishujt Faroe dhe ajo e Luksemburgut, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane, për të parë nivelin e zhvillimit të tyre sikur edhe për të fituar përvojën e duhur. Kemi një grup të mirë të futbollistëve ndaj pres zhvillime poztive”.

Ne këtë turne Kombëtarja do të zhvillojë tri ndeshje. Kështu, ndeshjen e parë më 4 prill do të luajë kundër Irlandës Veriore, më 6 prill kundër Ishujve Faroe dhe më 8 prill kundër Luksemburgut. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera