Sport

Besnik Hasi qëndron në Lindjen e Mesme, merr drejtimin e Al Ahlit

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 07 June 2021

Besnik Hasi do ta vijojë në Arabinë Sauditë karrierën e trajnerit. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, pasi mbylli përvojën 3-vjeçare në krye të Al Raed, po në Arabinë Saudite, ka firmosur me ekipin e Al Ahli, të qytetit Jeddah.

Sezonin që sapo u mbyll, Al Raed e mbylli në vendin e 9-të me 36 pikë, duke rrezikuar deri në javën e fundin rënien nga kategoria. Edhe Al Ahli nuk pati një sezon për t’u mbajtur mend, teksa u rendit në vendin e 8-të pas 30 javëve.

Hasi ka përvojë të çmuar si trajner në Europë, pasi ka drejtuar emra të rëndësishëm si Anderlecht, Legia Warszaëa dhe Olympiacos.

-Advertisement-

49-vjeçari në të shkuarën ka qenë shumë pranë emërimit trajneri i Shqipërisë, por në atë kohë vendosi të qëndronte te Anderlechti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera