Ekonomi

Besnik Bislimi: Avdullah Hoti nuk ka lexuar kurrë për politika monetare

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 27 November 2020

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi i ftuar në emisionin “Ekonmia’Fokus” ka thënë se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e propozuar nga Qeveria Hoti nuk është dizajnuar në nivelin e duhur.

Sipas Bislimit, kryeministri Avdullah Hoti, as nuk e ka idenë se si duhet të ndërhyhet në ekonomi.

“Në pakon e rimëkëmbjes që e ka propozuar qeveria në kuvend, nuk e din askush, jam i bindur që as Avdullah Hoti nuk e din se qysh ka me ndërhy ne ekonomi. Për arsye se pakoja e rimëkëmbjen që e ka propozuar kjo qeveri ka zero masa, pakoja e rimëkëmbjes veç thotë që ndryshoje këtë ligj ose ligjin tjetër, por nuk e din se cila masë sa kushton”, ka thënë Bislimi.

-Advertisement-

Sipas tij kryeministri Hoti përmend miliona, por që ato nuk duken askund.

“Me pakon e rimëkëmbjes, qeveria Hoti përmendin 1 miliard, por kërkund nuk duken. Hoti ka thënë se ne po mundohemi ti sigurojmë 1.2 miliard, por tregon se ai as nuk e ka idenë se si ndërhyhet në ekonomi, sepse kur ndërhyn në ekonomi me politika monetare, pjesën më të madhe e siguron sistemi bankar, nuk ka nevojë qeveria me e siguru për atë arsye quhet politikë monetare”, është shprehur ai.

Sipas Bislimit, problemi kryesor i Avdullah Hotit, është se ai nuk ka lexuar kurrë për politika monetare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera