Lajme

Besim Hoxha takon bujqit, diskutohen sfidat, nevojat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës , Besim Hoxha, ka zhvilluar një takim me bujq nga rajoni, me të cilët ka diskutuar për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë.

Hoxha tha se bujqit janë ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, pasi me punën dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë në prodhimin vendor dhe zhvillimin ekonomik.

Gjatë bashkëbisedimit, ai theksoi se janë diskutuar nevojat e fermerëve, sfidat me të cilat përballen çdo ditë, si dhe mundësitë për krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e sektorit bujqësor.

-Advertisement-

“Mbështetja e bujqve nuk është vetëm investim në bujqësi, por investim në ekonomi, eksporte dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka deklaruar Hoxha.

Ai falënderoi bujqit për mikpritjen dhe besimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për avancimin e këtij sektori.

Sipas Hoxhës, fuqizimi i bujqësisë mbetet një nga faktorët kyç për rritjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike të qytetarëve.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy