Sport

Besiktas nuk e do më, Karius i ngec në derë Liverpoolit!

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 29 October 2019

Loris Karius mund të rikthehet te Liverpool që në muajin janar. Marrëveshja e huazimit të portierit te turqit e Besiktas përfundon qershorin e ardhshëm por drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë të kënaqur nga rendimenti i gjermanit ndaj dhe mendojnë largimin e tij.

Loris Karius u transferua te Besiktas në verën e vitit 2018 në një marrëveshje huazimi 2-vjeçar ndërsa klubi turk kishte dhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Liverpool.

26-vjecari është vënë në qendër të vëmëndjes shpesh herë më tepër për gafat e tij se sa për paraqitjet pozitive dhe diçka e tillë duket se është arsyeja përse Besiktas kërkon ta rikthejë në Angli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera