Sport

Besart Berishën e pret dënim i rëndë pas këtij gjesti aspak të hijshëm (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 20 October 2017

FIFA edhe zyrtarisht ka nisur hetimin për atë që ndodhi në fushë në ndeshjen mes Adelaide United dhe Melbourne Victory, që përfundoi 2:2.
Nga hetimet e FIFA-s mund të pësoi edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.

Berisha që ka qenë i ftuar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës, ka bërë një gjest të pahijshëm, duke shtyrë gjyqtarin e katërt kur ky i fundit po tentonte të qetësonte situatën e krijuar në fushë.

Për këtë sjellje, Berisha u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, por pasi të shihen pamjet e gjestit të tij, ai pritet të dënohet me një dënim jo të lehtë./Lajmi.net/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera