Lajme

Besa Gashi: Nuk jam milionere

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 15 June 2017

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi ka reaguar në lidhje me lajmin që është publikuar dje me titull ” Zëvendesministrja milionere” ku thuhet se ka deklaruar të hyra vjetore 1 milion e 470 mijë e 607 euro.

Sipas Besa Gashit kjo deklaratë nuk është e vertetë, por është fjala për pasuri të patundshme e deklaruar sipas formularit ku përfshihet (shtëpi, tokë, lokale ..) e cila është krijuar nga vjehrri, bashkëshorti brez pas brezi si dhe lokalin e trasheguar nga prindërit e mi.

“Si zëvendësminitre kërkoj nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform standardarteve më të larta të gazetarisë, e sidomos ne shkrime te tilla duhet te bëjë dallimin në mes te pasurisë se patundshme dhe te hyrave vjetore”, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Linku ku mund ta shihni deklarimin e pasurisë së zëvendësministres së Zhvillimit

http://www.akk-ks.org/declaration/2017/Qeveria/Ministria_per_Zhvillim_Ekonomik/Besa_Gashi.pdf

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera