Sport

Besa e mposht ekipin serb të Bosnjës dhe tifozët e tij nacionalistë, kalon në rundin tjetër të Kupës Evropiane

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 24 October 2021

Besa Famgas e ka mposhtur bindshëm 29:22 klubin serb të Bosnjës, Borac, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë në Kupën Evropiane në Hendboll të dielën, duke kaluar në rrethin tjetër me rezultat të përgjithshëm 54:50.

Besa i fitoi të dy pjesët e lojës me një lojë të mrekullueshme në Pejë, duke e rrëzuar nga gara klubin tifozët e të cilit ishin treguar nacionalistë dhe racistë në ndeshjen e parë në Bosnje, raporton Gazeta Express.

Besa kishte pësuar disfatë 28:25 në takimin e parë të rrethi të dytë ndaj Boracit në një ndeshje të prishur nga thirrje nacionaliste dhe raciste të serbëve të Bonjës.

-Advertisement-

Tifozët e klubit serb të Bosnjës, Borac, kishin bërë thirrje raciste dhe nacionaliste ndaj shqiptarëve, duke brohoritur në kor “vritini shqiptarët” dhe “Kosova është zemra e Serbisë” të dielën e kaluar.

Borac është klub i qytetit Banjalluka në Republikën Serbe të Bosnjës.

Besa u përkujdes që Boracin ta mposhtë në parket dhe në mënyrë të drejtë, në një atmosferë fantastike në palestrën “Karagaçi”.

Tifozët kosovarë nuk bënë thirrje nacionaliste apo raciste, por i ndihmuan skuadrës së tyre ta mundë Boracin me lojë dhe të kalojë në rundin e tretë të Kupës Evropiane.

Egzon Gjuka ishte lojtari më i mirë i Besës duke i shënuar shtatë gola në këtë takim, ndërsa Nicola Prcë i shënoi gjashtë gola.

Besa do të presë për ta parë kundërshtarin e radhës në këtë garë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera