Sport

Bernardeschi: Ronaldo e bëri kastile intervistën, më vjen keq për diçka

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 25 November 2022

Federico Bernardeschi zgjodhi të luante në SHBA, pasi i përfundoi kontrata me Juventusin. Anësori së fundmi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” dhe është pyetur në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos, të cilin e ka pasur shok skuadre te Juventusi.

“Nuk e di ku do të shkojë Ronaldo, por ndoshta do të zgjedhë të luajë në MLS”, ka thënë Bernardeschi, ndërkohë që ka besim se sulmuesi portugez do të bëjë një Botëror të shkëlqyeshëm në Katar.

“CR7 do të bëjë një botëror fantastik. Duke e njohur, mendoj se e krijoi këtë situatë (I referohet intervistës në lidhje me Manchester United) për të stimuluar veten”, shtoi italiani, ndërkohë që zbulon edhe anë të tjera të Ronaldos.

-Advertisement-

“Kur ishim te Juventusi, mbaj mend darkat plot këshilla. Ronaldo është mësues i shkëlqyer, ka shumë për të dhënë. Më vjen keq që ana e tij njerëzore nuk del në pah”, përfundoi Bernardeschi intervistën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera