Lajme

Berlin: Mbi 80,000 presona protestojnë për të drejtat e grave në Iran

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 22 October 2022

Dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar sot në Berlin të Gjermanisë, në solidaritet me lëvizjet protestuese në Iran.

Sipas policisë, në tubim morën pjesë rreth 80 mijë persona. Organizatorët e ngjarjes fillimisht prisnin 50,000 pjesëmarrës.

Policia raportoi për një marshim “kryesisht pa probleme”. Pjesëmarrësit mbanin flamuj iranianë dhe tabela që kritikonin liderët iranianë, shumë me titullin “Gratë, Jeta, Liria” në anglisht dhe gjermanisht.

-Advertisement-

Teksa protestat mbarëkombëtare në Iran të udhëhequra nga gratë hynë në javën e gjashtë, tregtarët dhe punëtorët e fabrikave në disa qytete iraniane po ashtu hynë në grevë, thanë aktivistët.

Protestat masive kundër qeverisë autoritare të Iranit u shkaktuan nga vdekja e gruas 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte në paraburgim nga policia në mes të shtatorit. Policia e moralit e kishte arrestuar për mosrespektim të mandatit të shamisë, raporton DW.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera