Lajme

Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 17 Tetor 2026

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe që t’i bashkohen mosbindjes civile, në mbështetje të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë.

Në një deklaratë për media, Berisha i cilësoi protestuesit e rinj si “heronj të vërtetë”, duke thënë se mosbindja civile është ndihma më e madhe që qytetarët mund t’u japin atyre.

“Mosbindja civile është ndihma më e çmuar për studentët luftëtarë, për studentët dhe gjimnazistët, heronj të vërtetë”, deklaroi Berisha.

-Advertisement-

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të udhëtojnë drejt Tiranës të dielën, duke e cilësuar kryeqytetin si vendin ku, sipas tij, do të vendoset fitorja e protestuesve.

“Qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi ku fitorja do të firmoset nga qytetarët shqiptarë”, tha ai.

Kreu i PD-së gjithashtu i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e cilësuar këtë si rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Njofto një minutë e më parë dorëheqjen. Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes së denjë për një vend anëtar në Bashkimin Evropian”, u shpreh Berisha.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy