Lajme

Berisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 12 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti cunam të lirisë së shqiptarëve protestën e organizuar të shtunën nga opozita. Ai e quajti kryeministrin Edi Rama armikun më të madh të vendit që pas diktatorit Enver Hoxha.

“Njëlloj si 32 vjet më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 31 vjet rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës! Ky armik i votës suaj, i lirisë suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gjithë makinerinë e narkoshtetit të tij që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona”, tha Berisha në fjalën e tij në protestë. “Rama ka vendosur monizmin e plotë, ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim, njëlloj si dy vite më parë “vdekje monizmit”. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë”./a2cnn

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera