Sport

Berisha pas debutimit me Gjermaninë: Ishte ëndërr për mua, jam shumë i lumtur

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 26 March 2023

Mërgim Berisha ka debutuar mbrëmë tek ekipi i parë i Gjermanisë.

Gjermanët triumfuan 2:0 në miqësoren ndaj Perusë, të zhvilluar në Mewa Arena të Mainzit.

Fullkrug realizoi të dy golat e fitores së vendasve në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

E Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes në vend të golashënuesit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Berisha u shpreh shumë i lumtur, duke thënë se ishte ëndërr e tij të luante për Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”,u shpreh Mërgim Berisha.

Berisha e kishte mundësinë të luante për Kosovën, por nuk e pranoi.

Ai ende nuk ka zhvilluar një ndeshje kompetitive për ekipin e parë, pasi që Gjermania është organizatore e Euro 2024 dhe nuk luan në kualifikime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera