Lajme

Berisha i dëshpëruar: Nuk e di pse ndodhi bash sot që mos ta tregojmë veten

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 14 November 2019

Maksimalisht i dëshpëruar është shfaqur në intervistën e parë pas humbjes ndaj Çekisë, Valon Berisha.

Ylli i Lazios ka thënë se sonte kur u desh që të gjithë futbollistët ta tregonin veten, nuk ndodhi kjo, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot bash kur u duftë me e tregu veten, me ja fillu prej vetes nuk kemi mujtë me e kallxu veten. Ja nisën mirë, por kur u duftë prapë me e vazhdu që me luftu për një gol të dytë. Nuk e di pse bash sot ndodhi, bash sot kur u deshtë me luftu për njëri tjetrin”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Pjesa e parë, Berisha thotë se ishte më e dobëta që e luajti Kosova në gjithë kualifikimet.

“Sot prej fillimit, bile pjesa e parë ka qenë pjesa më e dobët që kemi luajtur në kualifikim. Na vjen keq prej krejtve që nuk mujtëm me e realizu ëndrrën, e kemi edhe një shancë përmes Ligës së Kombeve, por bash kur u deshtë me e tregu veten dhe me u kualifiku nuk e bëmë”, ka thënë Berisha. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera