Lajme

Berisha: Është varfëruar populli, ka ardhë në situatë të ushqehemi në kuzhina popullore

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 15 March 2022

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës, ku ka kritikuar qeverinë lidhur me ngritjen e çmimeve.

Berisha ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur as pas luftës, që sipas tij, popullit t’i vije puna që të ushqethet në kuzhina popullore.

“S’ka gjë ma tmerruese se të thuhet se kemi nda buxhet, dhe se ky popull ka ardhë në situatë me u ushqy në kuzhina popullore. Kjo ska ndodhë as pas luftës, as në 2008, kur e kemi marrë pushtetin me Ministri të Mbrojtjes mangut, e të Jashtme mangut, më Bankë Qendrore ta pakonsolidume, dhe nuk kemi ra në atë situatë me ushqy popullin në kuzhina popullore”, ka thënë ai në Kuvend.

-Advertisement-

Berisha ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka instaluar nepotizmin dhe keqqeverisje. Sipas tij, populli i Kosovës po varfërohet.

“Nga të hyrat e mëdha të qeverisë po varfërohet populli dhe po pasurohen qeveritarët”, ka theksuar Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera