Lajme

Berisha: Deklarata e Milanoviqit për Kosovën është dashakeqëse

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 31 January 2023

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë”.

Berisha thotë se kjo deklaratë e Milanoviq duket se është shprehje e pakënaqësisë për kompetencat që ka në politikën e brendshme të Kroacisë në raport me kryeministrin Andrej Plenkovic.

Berisha thotë se Milanoviq fillimisht i ka bërë deklarata të ngjajshme edhe për luftën në Ukrainë dhe se tashmë ka filluar që të flasë edhe për Kosovën duke u bërë “yll i medaive ruse dhe serbe”.

-Advertisement-

Sipas Berishës një paralelizëm i tillë i bërë nga Milanovic përtej dëshirës për të mbeturnë vëmendje është edhe dashakeqës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera