Lajme

Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 25 November 2026

Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, gjatë një paraqitjeje sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia.

“Arlinda ishte ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia. As një minutë nuk kishte kaluar, sapo kishte hyrë në derën e shtëpisë, kur u ekzekutua në mënyrën më tinëzare dhe më të tmerrshme, me sopatë, para syve të nënës, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarjeje tragjike”, ka deklaruar Berisha.

-Advertisement-

Sipas pretendimeve të avokatit, vrasja dyshohet se ishte porositur nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili në atë kohë ndodhej në burg.

“Vrasja u porosit nga ish-bashkëshorti, ai e pa live në telefon nga burgu”.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy