Lajme

Berat Rukiqi tregon disa hapa për shfuqizimin e taksës dhe ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 22 February 2020

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka dhënë disa hapa për shfuqimizimin e taksës si de ruajtjen e partneritetit me ndërkombëtarët.

Sipas tij këto hapa janë të bazuara në rregullat e Oganizatës Botërore të Tregtisë, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Rukiqit janë tre hapa qe duhet të ndërmarrë qeveria në lidhje me taksën 100% ndaj mallrave serbe./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Këta janë 3 hapat:

Si te shfuqizohet tarifa, te mbrohet tregu dhe te ruhet partneriteti me partneret nderkombetar?

Hapat per shfuqizim te tarifes dhe masa te bazuara ne rregullat e Organizates Boterore te Tregtise dhe CEFTA-s

Hapi 1: Qeveria e miraton nje deklarate qe i drejtohet te gjitha vendeve te Quintit, CEFTAs, Komisionit Evropian, ku i perfshine te gjitha barrierat, me te cilat Serbia pengon levizjen e lire te mallrrave dhe sherbimeve, perfshire tranzitin dhe energjine, barriera qe jane identifikuar tashme nga bizneset dhe Qeveria

Hapi 2: Qeveria miraton nje dokument mbi Parimet e Politikes Tregtate ne marredheniet bilatetale tregtare. Dokumenti ne premabule i referohet Regjimit Tregtar liberal qe ka Kosova, qe bazohet ne Rregullat e OBTse, GATT dhe obligimet qe dalin nga MSA dhe CEFTA. Gjitheashtu dokumenti rithekson orientimin e Kosoves per tregti te lire, por duke ruajtur konkurrencen e barabarte ne treg dhe nevojen per mbrojtje te prodhimit vendor, duke ruajtur te drejten per masa mbrojtese, masa anti-dumping konform legjislacionit ne fuqi dhe masa reciproke, ne rastet kur nuk funksiono asnje mekanizem bilateral apo multilateral per zgjidhjen e kontesteve tregtare mes paleve te perfshira.

Hapi 3: Qeveria miraton vendim per shfuqizim te tatifes me dy nene te rendesishme

  1. Shfuqizohet vendimi per vendosjen e tarifes 100%
  2. Vendimet tjera per te siguruar zbatim te marreveshjes se CEFTA-s dhe ndertim te raporteve tregtare me Serbine, do te ndermerren ne pajtushmeri te plote me Dokumentin mbi Parimet e pergjithshme te Politikes Tregtare

Besoj nje roadmap i pershkruar me larte siguron baze per shfuqizim te tarifes, krijim te vemendjes dhe presionit, te te gjithe akteret per barrierat qe i kemi me Serbine, arsyetim solid per cfaredo mase reciprociteti, ne rastet kur vendoset per te tilla, para partnereve nderkombetar, si dhe siguron transparence per qytetaret dhe bizneset.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera