Lajme

Beqiri: Me VV-në ka gjëra që na lidhin, por edhe plot të tjera që na ndajnë

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 22 June 2017

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se koalicioni LDK-AKR nuk do të pranojë të formojë qeverinë me PAN-in, në asnjë mënyrë dhe me asnjë kusht.

Ai ka deklaraur se edhe nëse një koalicion i këtillë ndodh që të hidhet në votim brenda partisë, ai do të votojë kundër, duke nënvizuar se i vështirë do të jetë edhe koalicioni me Vetëvendosjen.

“Procesi zgjedhor e ka nxjerrë fjalën e qytetarëve. Ndodhin edhe befasi në të tilla zhvillime. Ne kemi mbajtur takime me kryetarët e degëve dhe u kemi dhënë obligim që t’i gjejnë arsyet e humbjes. Nga ana tjetër, fakti që dalin vetëm 41 për qind e qytetarëve në zgjedhje dhe ka mbi 50 mijë fletëvotime të pavlefshme, tregon shumë”.

-Advertisement-

“Ligjërisht formimi i qeverisë i takon PAN-it, të parën herë. Por me ne nuk do të mund që ta bëjnë qeverinë e re. Nëse votohet në parti për këtë cështje, unë do të votoj kundër, por jam i bindur që nuk do të ndodhë fare kjo gjë”.

“Me Vetëvendosjen ka gjëra që na lidhin, por edhe plot të tjera që na ndajnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera