Lajme

Beogradi e quan shovinizëm arrestimin e dy serbëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 18 May 2017

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar arrestimin e dy të rinjve serbë në Plemetin pranë Obiliqit për shkak të grafiteve me përmbajtje urrejtëse duke e quajtur arrestimin e tyre nga, siç i quan Beogradi institucionet e Republikës së Kosovës, institucionet e përkohshme të administratës, si një sjellje të turpshme dhe qyqare.

Në komunikatën e kësaj Zyre, të publikuar nga agjencia Foet, theksohet se Policia e Kosovës ka arrestuar S.F. (17) dhe J.J. (20), me përkatësi kombëtare serbe dhe banim të përhershëm në Kosovë, me dyshime për përhapje të urrejtjes në baza fetare e kombëtare, pasi kishin shkruar grafitin “Kosova është zemra e Serbisë” (“Kosovo je srce Srbije”) në murin e shkollës fillore dhe asaj të mesme “Pandeli Sotiri” në fshatin Plemetin, afër Obiliqit.

Zyra për Kosovën thekson se Policia dhe Prokuroria në Kosovë sot kanë dëshmuar me këtë se janë instrument në fushatën absurde, në të cilën janë përfshirë në garë disa politikanë shqiptarë se cili do të urrejë serbët më shumë e në mënyrë më origjinale, thekson komunikata, pa u distancuar fare nga përmbajtja nacionalshoviniste të grafitit për të cilin janë arrestuar dy të rinjtë serbë.

-Advertisement-

Dhe jo vetëm kaq.

Zyra konsideron se nëse Prishtina njëmend dëshiron marrëdhënie të mira ndërnacionale dhe pajtim do të duhej të arrestonte ata që javëve të shkuara kërcënuan popullin serb me dhunë e pastrim etnik.

Po shtu kjo Zyrë tërheq vërejtjen, siç i quan ajo, përdhunuesit, qofshin ata civilë apo me uniforma, të mos keqtrajtojnë fëmijët serbë, ndërsa nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë kërkon që më aktivisht të frenojnë shovinizmin e disa liderëve politikë shqiptarë, citon Koha.net komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Theksohet edhe shqetësimi për shkak të asaj se personat, njëri nga ta adoleshent, në komunikatën e policisë identifikohet me mbiemër të plotë dhe me shkronjën e parë të emrit, që, sipas kësaj Zyre është shkelje më flagrante e të drejtave njerëzore dhe thirrje e hapët për dhunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera